Patenta ështe një e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund të jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një mënyrë të re të krijimit të diçkaje, ose ofron një zgjidhje teknike të re të problemit.

Kërkimi nuk është një shkencë e saktë dhe nuk ka një gjë të tillë si kërkimi i përsosur, sepse ekzaminuesit:

·          nuk mund të hyjë në të gjithë evidencat e informacionit të publikuar me parë (prior art)

·          nuk kanë një sasi të pafundme të kohës në dispozicion të tyre

Prandaj, ata duhet të vendosin se ku të kërkojnë dhe kur të ndalojnë kërkimet. Qëllimi është të arrihet një kërkim i plotë brenda një periudhe të arsyeshme kohore.


Struktura e përgjithshme e këtij kursi është si mëposhtë:   

  • Analizimi i aplikimeve për patentë:  këtu do të shihni si të analizoni aplikimin, të përgatisni kërkimin dhe të përcaktoni një strategji të përshtatshme kërkimi.  
  • Aplikimi i mjeteve të kërkimit: këtu do të shihni si të zgjidhni dhe të punoni sa më mirë me mjete të ndryshme kërkimi dhe baza të dhënash në mënyrë që të aplikoni strategjinë e kërkimit të zhvilluar në fazën e parë.
  •  Vlerësimi i rezultateve të kërkimit: në fund, do të shihni si të vlerësoni rezultatet e kërkimit, rishikoni strategjinë tuaj të kërkimit dhe të vendosni kur të ndërprisni procesin e kërkimit.