Kurset e disponueshme

Kërkimi nuk është një shkencë e saktë dhe nuk ka një gjë të tillë si kërkimi i përsosur, sepse ekzaminuesit:

·          nuk mund të hyjë në të gjithë evidencat e informacionit të publikuar me parë (prior art)

·          nuk kanë një sasi të pafundme të kohës në dispozicion të tyre

Prandaj, ata duhet të vendosin se ku të kërkojnë dhe kur të ndalojnë kërkimet. Qëllimi është të arrihet një kërkim i plotë brenda një periudhe të arsyeshme kohore.


Struktura e përgjithshme e këtij kursi është si mëposhtë:   

  • Analizimi i aplikimeve për patentë:  këtu do të shihni si të analizoni aplikimin, të përgatisni kërkimin dhe të përcaktoni një strategji të përshtatshme kërkimi.  
  • Aplikimi i mjeteve të kërkimit: këtu do të shihni si të zgjidhni dhe të punoni sa më mirë me mjete të ndryshme kërkimi dhe baza të dhënash në mënyrë që të aplikoni strategjinë e kërkimit të zhvilluar në fazën e parë.
  •  Vlerësimi i rezultateve të kërkimit: në fund, do të shihni si të vlerësoni rezultatet e kërkimit, rishikoni strategjinë tuaj të kërkimit dhe të vendosni kur të ndërprisni procesin e kërkimit.

Ky kurs trajnimi jep një pasqyrë të thellë mbi procedurën eKundërshtimit në ZEP. Ai udhëzon përdoruesit përmes temave të ndryshme që lidhen me kundërshtimin dhe ofron një listë të referencave ligjore përkatëse. Gjithashtu mund të kontrolloni njohuritë që keni fituar duke bërë testin në fund të kursit.

 Nëse e kaloni testin me një rezultat prej të paktën 70%, ju do të keni mundësinë të shkarkoni një certifikatë.


This part of the patent litigation training relates to the definition and understanding of patents as objects of litigation.

Ky prezantim përqendrohet tek qëllimi, implementimi, nenet dhe kërkesat e Direktivës detyruese për pronësinë intelektuale.

Ky kurs ofron një prezantim të aspekteve ligjore të patentimit sipas Konventës Evropiane të Patentave. Kursi konsiston në dy tema teorike dhe një pjesë përmbledhëse, ku mund të testoni njohuritë dhe të kuptuarin e sistemit të patentave. Nëse e kaloni testin me një rezultat mbi 70%, do të keni mundësinë të shkarkoni një certifikatë.

Objektivat

Përdoruesit do të fitojnë njohuri praktike baze rreth aspekteve themelore ligjore të patentueshmërisë.

Përmbajtja

Struktura e këtij kursi përbëhet nga një video/kapitull hyrës që shpjegon përmbajtjen dhe strukturën kryesore, dy kapituj teorikë rreth kritereve të patentueshmërisë dhe një pyetësor.


Ky kurs ofron një prezantim të thjeshtë të aspekteve më të rëndësishme ligjore dhe proceduriale të patentave dhe sistemit të patentave. Duke ndjekur këtë kurs do të jetë më e thjeshtë për të kaluar në tema më komplekse në modulet dhe temat vijuese.

Kursi konsiston në tre tema teorike dhe një pjesë përmbledhëse, ku mund të testoni njohuritë dhe të kuptuarin e sistemit të patentave. Nese e kaloni testin me një rezultat mbi 70%, do të keni mundesinë të shkarkoni një certificatë.

Turi i informacionit mbi patentat konsiston në katëmodule mësimore. Secila prej tyre ka një video prezantuese dhe dy ose tre kapituj teorik. Në fund të çdo kapitulli ka ushtrime që të testoni atë që keni mësuar.  


Kategoritë e kurseve

Patenta ështe një e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund të jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një mënyrë të re të krijimit të diçkaje, ose ofron një zgjidhje teknike të re të problemit.